Lajme

Isa Mustafa nuk mori pjesë në ceremoninë e çlirimit, por mblodhi Kryesinë e LDK-së

06/12/2019 13:41
nga:A. R.

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, nuk ka marrë pjesë në ceremoninë për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, e cila u mbajtë gjatë ditës së sotme, në Prishtinë, shkruan Gazeta Blic.

Por, Mustafa, ka gjetur ‘kurajon’ që të shkojë në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, madje duke diskutuar për rrëzimin e qeverisë.

“Duke ndodhur tani: mbledhja e Kryesisë së LDK-së. Diskutohet për ecurinë e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë dhe procesi i zgjedhjeve të brendshme të LDK-së”, shkruhet në njoftimin e LDK-së.