Lajme

Isa Mustafa: Mos gënjeni – Nëse keni kurajo, garoni me mjete demokratike

09/05/2019 17:46
nga:M K

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar lidhur me fushatën denigruese që ka filluar ndaj Vjosa Osmanit.

Numri një i partisë më të vjetër në Kosovë, u ka bërë thirrje të gjithë atyre që po gjejnë mënyra ta përulin personalitetin e Vjosës, t’u kthehen mjeteve demokratike dhe të bëjnë fushatë siç i ka hije, shkruan GazetaBlic.

Mustafa, shfrytëzoi faqen e tij zyrtare të rrjetit social “Facebook”, për t’i dalë në krah të nominuarës për kryeministre nga partia që ai e udhëheq, Vjosa Osmanit.

Më poshtë postimi i plotë i para pak çasteve:

Ka filluar keq!
Mos veproni me mjete te ulëta, e mos u shërbeni me gënjeshtra e montime kundër znj. Vjosa Osmani, kandidate për Kryeministre nga LDK.
Nëse keni kurajo, garoni me mjete demokratike, mos shpenzoni para për ekspertë e prodhues të gënjeshtrave nga vendet e tjera.
Gara jonë duhet të jetë garë fer, demokratike, e argumentuar dhe jo fushate e militantëve që shpërndajnë akuza e gënjeshtra të rrezikshme për kandidaten tonë dhe të dëmshme për vendin.
Nuk e luftojnë korrupsionin ata që shpërndajnë lajme korruptive; nuk e luftojnë korrupsionin ata që kanë para të vjedhura për të paguar ekspertë të gënjeshtrave.
Nuk e luftojnë korrupsionin ata që ushtrojnë ndikim te organet e drejtësisë për të hapur procese gjyqësore për njerëzit e kundërshtarëve politik në kohën kur fillon procesi zgjedhor. Këtë e bën vetëm shteti i kapur dhe kapësit e shtetit. Por, çdonjërit do ti vjen koha dhe momenti të japë përgjegjësi. IM

/GazetaBlic/

08/28/2019 11:14

Isa Mustafa kërkon koalicion: LDK e VV nuk duhet të shtyhen për pozitën e kryeministrit