Sporti

Interi i ndryshon çmimin Icardit, argjentinasi një hap afër largimit nga “Meazza”

08/13/2019 22:28
nga:M K

Çdo ditë e më tepër po flitet për të.

Fjala është për “telenovelën” Icardi, që edhe pse po zhvillohen episodat e fundit, fundi as nuk po i duket për së afërmi, shkruan GazetaBlic.

Përderisa një numër i madh i skuadrave janë të interesuara për t’i siguruar shërbimet e argjentinasit, ky i fundit po parapëlqen një lëvizje eventuale drejt Juventusit, aty ku mund të fitojë tituj më lehtë, duke përjashtuar kështu Romën, që nuk duket të ketë një projekt serioz.

Megjithatë, gjallorosët janë skuadra më konkrete në drejtim të ofertave për sulmuesin, pasi po e shfrytëzon edhe kartën “Dzeko” për një blerje të mundshme.

Interi ndërkaq, tashmë duke parë se futbollisti po dëshiron me çdo kusht largimin, ia ka zbritur çmimin në 75 milionë euro, me të vetmin synim, heqjen dorë nga kartoni i tij.

Mbetet të shihet nëse tani, Roma, Juventus e Napoli do t’ia mbushin arkat zikaltërve, vetëm e vetëm që t’ia arrijnë qëllimit, pra ta kenë lojtarin në radhët e veta.

/GazetaBlic/

11/22/2019 22:35

Super-Icardi, PSG fiton pastër ndaj Lille për të vazhduar sigurt rrugën drejt titullit kampion