Opinion

Ideja e papërtypshme e kufijve

05/31/2019 14:46
nga:Leonard Komani

Leonard Komani

Gabimi që nuk duhesh tja falish vetvetes është kur lejon që dikush tjetër jo vetëm që të kontrollon por edhe ta imponon se si duhet jetuar.

Nga kjo tezë duhet filluar se menduari ne kosovaret.

Me gjithë sakrificat e fundit që të shkeputemi një herë e pergjithmon nga kontrolli total serb si duket tani jemi në fazën apo epokën e imponimeve ti quajmë demokratike të një pas njëshme ku nuk kanë të ndalur apo perfunduar.
Jemi aq primitiv, apo është aq e veshtir së kuptuari që Kosova është nën kontrollë total nga agjendat e huaja?

Ku çdo levizje, marreveshje është e imponuar kinse në të mir të Kosovës por, realiteti është ndaj pales tjeter?

Sikur Adami dhe Eva ti bindeshin imponimit nga krijuesi që molla nuk duhet konsumuar, sot bota do të ishte ndryshe. Mendoj që mos bindja e imponimeve ndryshon botën e lëre më një Kosovë që është vetëm një pikë uji në gurë të skuqur.

Por, ndoshta do të ishte shumë më leht nëse proceseve që kalon populli në ketë kohë, mos të ketë asi llojë personalitetesh që në rend të parë ka vetveten dhe shoqëria e vërtet civile( populli) mos të figuron në agjenden morale të tij.

Edhe pse në skenën politike edhe atë mediale që ka vlerë pothuajse të njejtë, që ekzistonë një luftë të gjithë kundër të gjitheve, barren dhe përgjegjsin për zhvillimin e proceseve politike( ekonomike nuk mendohet fare) ju besuan atyre që na zhgënjyen hiq më pak se dy dekada, si duket tani i vjen fundi i zhgënjimeve nga ana jonë dhe imponimeve nga ana tjeter(Bruksel).

Nuk mund tja lejojë vetvetes të besoj që opsioni i ndarjes së Kosovës do ti sjellte Kosovës dhe rajonit një arrdhme më të mir. Do të ishte një fakt më tepër jo vetëm si zhgënjim por ndoshta drejtë një lufte qytetare. Ku kjo ndarje de fakto qëndron dhe tash nevojitet vetëm funksionalizimi i saj.
Imponim? Ma se e vërtet.

Se çka mund të presim ne, është forma e interpretimit të imponimeve, nga kush dhe si do te interpretohen.

Sa më i bukur dhe i thjeshtë të jetë formulimi i interpretimeve aq më i vogël do të ishte zemërimi dhe mospajtimi i pranimit të imponimeve.

Ktu hasim në një problem sepse mundsia dhe forma e shprehjes eshtë e kufizuar. Ngase nevojitet një llojë talenti i përparuar, të vepron ndryshe dhe në anën tjeter të flas ndryshe që të pranohet nga masa.
Por se fundi, tek ne, për fat të keq ajo që i servohet edhe nëse nuk është e pregaditur për sistemin tonë organik konsumohet pa e menduar fare.