Opinion

Ibrahimi: Vetëvendosje me qasje arrogante sikur t’i kishte fituar 51%, LDK u mundua që të zhvas sa më shumë

12/26/2019 11:26
nga:Ilir Ibrahimi

Shkruan: Ilir Ibrahimi

Nëse do të kërkonim ti përkufizojmë se çfarë i ka karakterizuar negociatat ndërmjet LVV dhe LDK për formimin e qeverisë do të mund ta përmblidhnim me dy fjalë- arroganca dhe lakmia.

LVV që në mbrëmjen e ditës së zgjedhjeve ka pasur një qasje arrogante, sikur të kishte fituar 51% të votave ndërkohë që LDK, e vetëdijshme për pozicionin e mirë negociator, është munduar që të zhvasë sikur të ishte fituese e zgjedhjeve.

Me këtë qasje të të dyja subjekteve politike sdo mend se nuk do të mund të arrihej ndonjë marrëveshje, e lërë më ndonjë qeverisje ashtu siç e kishte kërkuar votuesi me 6 tetor.

Se me një qasje të tillë nuk mund të arrihet një marrëveshje e kanë ditur edhe Kurti e Mustafa. E kjo na qon në përfundimin logjik se asnjëri nuk kanë dashur të bëjnë marrëveshje dhe të qeverisin bashkë.

Kurti nga frika e qeverisjes dhe e sfidave që ka përpara e Mustafa nga frika se në një qeveisje të udhëhequr nga Kurti, LDK e tij me shumë plasaritje të brendshme do të venitej edhe më tej.

LVV është fituese e zgjedhjeve dhe ka mandatin për formimin e institucioneve. Dështimi për të bërë një gjë të tillë e bën atë fajtoren kryesore dhe kjo duhet të thuhet qartë dhe pa ekuiovoke. LVV nuk mund të fshihet pas asaj se ne deshtëm por nuk gjetëm partner. Kompromisi dhe gjetja e partenerëve është pjesë e lojës në të cilën tani rolin udhëheqës e ka LVV dhe ajo duhet të mësojë të luajë në këtë valle.

LDK nëse nuk e ndien veten rehat në një qeverisje me LVV duhet ta thotë haptas dhe të hapet rrugë për kombinime të tjera.

Po shihet dhe dëshmohet edhe një herë se vënia e vijave të kuqe në politikë ( sidomos në politikën kosovare) është më tepër një dëshirë se sa qëndrim pragmatik politik.

01/10/2020 01:30

Ibrahimi: Vetëvendosja e shantazhoi me zgjedhje, LDK me kërkesa maksimale të posteve