Lajme

I quajti çuna: Matoshi i kthen përgjigje Mustafës së LDK-së krejt për diçka tjetër

08/13/2019 20:15
nga:L H

Në pritje të 22 gushtit, datës për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe më pastaj shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, drejtues e zyrtarë të partive politike tashmë kanë nisur debate dhe akuzat e ndërsjella.

E i fundit që ka reaguar, ka qenë këshilltari i kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinajt, Halil Matoshi i cili është përgjigjur Zëdhënësit për Informim të LDK-së, Besian Mustafa, raporton Gazeta Blic.

Mustafa i quajti çuna zyrtarët e AAK-së e PDK-së pas reagimeve që këta të fundit i patën pas takimit të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të LVV-së, Albin Kurti.

Matoshi ka lënë anash këtë deklaratë duke iu “sulur” atij tek fjalia për të cilën Mustafa ka thënë se po vjen “Qeveria e Shpresës”

Matoshi përmes një postimi në Facbebook, ia ka përkujtuar se në kohën e Qeverisë Mustafa, në vitin 2014, 120 mijë qytetarë e kanë braktisur Kosovën dhe ndodhi tragjedia ne lumin Tisa.

“2019: Besian Xh. Mustafa po thotë se po vie Qeveria e Shpresës. Me Sh- të madhe të shtypit! 2014: Lexoni diçka Retro për Shpresën, me Sh-të madhe të shqipshkrimit!!! 120 mijë qytetarë të Kosovës braktisën vendin ilegalisht gjatë dhjetorit. Ndodhi tragjedia në lumin Tisa”, ka shkruar ai.
“Kryeministri i atëhershëm Profesor Isa Mustafa thoshte se emigrantët kishin telefona të mençur!??? No comment!”, ka përfunduar shkrimin e tij ai.

Ndryshe, lideri LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i VV-së, Albin Kurti janë takuar sot në Prishtinë, ku sipas tyre kanë biseduar për situatën politike në vend, gjendjen e rëndë ekomomike dhe nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit./Gazeta Blic