Geek

Huawei sjell pajisjen e parë 5G (Foto)

02/27/2018 13:17
nga:Gazeta Blic

Kompania Huawei sot në Mobile World Congress, prezantoi pajisjen HUAWEI 5G për përdorim brenda amvisërive, pajisja e parë terminale në botë, e cila mbështet standardin telekomunikues 3GPP për 5G.

Kjo pajisje paraqet kthesë me të cilën Huawei paralajmëron gjeneratën e ardhshme pa tela.

Pajisja ka çipset Balong 5G01, i zhvilluar brenda kompanisë, i cili është çipseti i parë komercial në botë që mbështet standardin 3GPP për 5G, me shpejtësi teorike të bartjes deri 2,3Gbps.

Ajo është kompatibile me teknologjinë 5G në të gjitha frekuencat, përfshirë edhe ato me më pak se 6GHz.

Huawei 5G CPE ka dy modele – 5G CPE me frekuenca të ulëta dhe 5G CPE me frekuenca të larta, transmeton KosovaPress.

Ende nuk është bërë i ditur çmimi i pajisjes dhe as koha se kur do të dalë në treg.