Lajme

Hoti kërkon zhbërjen e Kuvendit, por kjo është përgjigja që merr nga AAK

03/13/2018 14:58
nga:D.I

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kardijaj ka folur për kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.

E kontaktuar nga “Gazeta Blic”, Kadrijaj e ka cilësuar kërkesën e Hotit, për shpërbërjen e Kuvendit dhe rrëzimin e Qeverisë si një lojë politike dhe si të pritshme prej partive opozitare.

Ajo ka thënë se Qeveria Haradinaj nuk mund të rrëzohet sepse partitë opozitare nuk i kanë numrat për ta bërë një veprim të tillë.

“Këto janë lojëra politike, sepse nëse nuk do t’i kishim pasur numrat nuk do të kishim qeveri dhe ata nuk i kanë numrat për ta rrëzuar Qeverinë. Këto janë veprime opozitare dhe asgjë tjetër”, ka deklaruar ajo, përcjell Gazeta Blic.

Kadrijaj më tej ka thënë se ka qenë vet opozita e cila e ka dërguar vendimin për rritjen e pagave nga ana e kryeministrit në Gjykatën Kushtetuese dhe sipas saj janë vetë ata që nuk po e presin interpretimin e kësaj gjykate.

“Rekomandimet e dala nga rezultatet elementare për shkak të rritjes dhe vendimit për rritje të pagave nga kryeministri, vet opozita e ka dërguar këtë vendim për interpretim në Gjykatën Kushtetuese dhe tash ata vet iniciuesit tash vet nuk po e presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ajo.

Kadrijaj e AAK-së ka ritheksuar se Qeveria do ta respektojë çfarë do qoftë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar.

Në fotografi: Time Kadrijaj

“Tani rekomandimet e dala nga debati, njëri prej rekomandimeve është shfuqizimi i vendimit, edhe Qeveria gjatë debatit ka thënë se nëse Gjykata vlerëson që vendimi ka qenë i paligjshëm do të respektohet secili vendimi, qoftë verdikti i Gjykatës Kushtetuese”, ka përfunduar ajo.

Në anën tjetër “Gazeta Blic”, ka folur edhe me shefin e grupit parlamentar të Nisma-s, Bilalll Sherifi i cili e ka cilësuar kërkesën e Hotit si moraliste dhe që sipas tij vetëm në momentin që Hoti arrin t’i bëjë 61 do ta shpërbëjë Kuvendin e do ta rrëzojë Qeverinë.

Bilall Sherifi i kundërpërgjigjet Avdullah Hotit!

 

 

Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, sot në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar shpërbërjen legjislaturës aktuale të Kuvendit.

Kjo kërkesë e tij ka ardhur, pasi që deputetët nuk po marrin pjesë në votim, edhe pse janë në sallë, për të votuar rekomandimet lidhur me vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave

“Duhet të procedojmë me shpërbërjen e kuvendit, nëse vazhdohet kjo praktikë”.

“Po shihet që koalicioni qeverisës nuk i ka numrat, prandaj këtu shihet se nuk mund të votohet asgjë tjetër”.

“Nëse vazhdoni me këtë praktikë nuk do të marrim në asnjë votim”.

Duhet theksuar se, Seanca e sotme është ndërprerë pasi që në mungesë të votave nuk është arritur të miratohen rekomandimet e partive opozitare të dala pas debatit të zhvilluar në interpelancën e kryeministrit Ramush Haradinaj rreth vendimit të tij për ngritjen e pagave për veten dhe kabinetin e tij.

/GazetaBlic

10/15/2018 17:00

Haradinaj: Duhet t’u bëhet një zgjidhje edhe fëmijëve që rrinë rrugëve