Lajme

Hisen Berisha bën një parashikim për koalicionin VV-LDK

11/02/2019 00:02
nga:Gazeta Blic

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka folur për qeverinë e re që pritet të formohet në Kosovë.

Berisha ka parashikuar në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se koalicioni i pritur mes Lëvizjes Vetëvendosje, që ka dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, që ka përfunduar e dyta, nuk do të ketë jetën e gjatë.

“Mandatin do ta ketë të shkurtër, si të gjitha të tjerat”, është shprehur ai, duke shtuar se bashkëpunimi VV-LDK s’do të mund të zgjasë më shumë se dy vjet.

11/18/2019 19:28

Ish-deputetët e PDK-së për mëditje e hotele këtë vit shpenzuan mbi 39 mijë euro