Sporti

Hendboll, Kosova përballet me Gjermaninë

09/29/2019 10:07
nga:M K

Sonte në orën 20:00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, kombëtarja e Kosovës do të përballet me Gjermaninë, në kuadër të xhiros së dytë të grupit 3 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.

Kosova në emocione, para sfidës së madhe dhe pas asaj humbje në Maribor me rezultat 32:23 nga Sllovenia.

“Nesër na pret ndeshje mjaft e vështirë me Gjermaninë, duke pasur parasysh kualitetin e kundërshtarit. Për kundërshtarin do të tregojmë respekt, por frikë nuk kemi. Do të japim maksimumin dhe do të tregojmë që po përmirësohemi dita-ditës.

Për ne është nder dhe motiv shtesë që luajmë para shikuesve tanë. Presim përkrahje nga shikuesit dhe besoj se me ndihmën e tyre do të angazhohemi edhe më shumë”, u shpreh Njomza Kelmendi, portiere e Kosovës.

10/13/2019 12:57

Kosovë-Mali i Zi, kjo është vlera e dy kombëtareve