Sporti

Hendboll: Kosova barazon me gjysmëfinalisten e Lojërave Olimpike “Rio 2016”

06/12/2019 22:09
nga:M K

Kombëtarja e Kosovës në hendboll sonte ishte tejet e pafat.

Kjo pasi, “Dardanët” pranuan gol në çastet e fundit të takimit, shkruan GazetaBlic.

Dueli i mbyll 23-23, derisa djelmoshat tanë u paraqitën mjaftë mirë ndaj një kombëtareje të madhe në hendboll, siç është Polonia.

Gjithsesi, kjo nuk duhet dëshpëruar përfaqësuesen tonë, pasi janë shenja serioze se e ardhmja mund të jetë e ndritur.

Kujtojmë që Kosova momentalisht gjendet e fundit në grup, derisa duelin përfundimtar të fazës së grupeve do ta zhvillojë në udhëtim te Gjermania.

/GazetaBlic/