Lajme

Haxhi Avdyli për Lutfi Hazirin: LDK kandidaturat i bën në Kuvend jo në media

03/20/2019 14:29
nga:A. R.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli ka thënë se LDK do të dalë e bashkuar nga procesi i zgjedhjeve të brendshme.

Në një prononcim për Gazetën Blic, Avdyli ka thënë se është ende shumë herët për të folur për kandidatët e mundshëm për kryetar të LDK-së.

Ai nuk ka dashur të pranoj, nëse mbështetja e tij shkon për Vjosa Osmanin në krye të LDK-së, ashtu siç e kishte shprehur mbështetjen publike kohë më parë.

I pyetur nëse e mbështet ende Vjosa Osmanin, ai ka thënë se do të tregoj në kohën e duhur.

“Unë në momentin e duhur do ta tregoj mendimin tim, por tani është herët. Mendimin dhe votën time do ta tregoj para Kuvendit Zgjedhor të LDK-së.” ka thënë deputeti Avdyli.

Haxhi Avdyli Deputet i LDK-së

Ndërsa e ka quajtur jo zyrtare kandidaturën e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit për postin e të parit në këtë parti.

Avdyli ka thënë se LDK kandidaturën e bën në Kuvend dhe jo në media.

“Ato janë kandidime jo zyrtare. LDK kandidaturat nuk i bënë në media po në Kuvend. Ato edhe mund të flitën e përfliten në media por duhet të jepen vetëm në Kuvend” ka thënë Avdyli.

Deputeti i LDK-së, ka shtuar se i vjen mirë që mediat po merren me LDK-në, përderisa me partitë tjera nuk merret askush

“Me vjen mirë që mediet po merren me LDK. Po shihet që LDK është interesante si parti, përkundër që partitë tjera as nuk merret vesh kush është kandidat, edhe përkundër problemeve askush nuk merret me ta”

Ditë më parë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se ai do të punojë deri në momentin e fundit para mbajtjes së zgjedhjeve në LDK, për një marrëveshje politike.

“Në marrëveshje dua të trajtohen të gjithë të barabartë. A janë 15, 20 apo 30 veta të gjithë duhet trajtuar barabartë. Nuk e favorizoj vetëm meritokracinë, sepse nëse flitet për meritoraci janë disa emra që duhet favorizuar dhe disa tjerë përjashtuar. Mendoj se nëse bëhet kusht meritokracia LDK do të dëmtohet”.

Haziri ka thënë se nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje politike për të drejtuar LDK-në, ai do ta shpallë kandidaturën për kryetar të LDK-së.

“Besoj shumë që marrëveshja politike është mjeti i vetëm që LDK ka. Jam për marrëveshje, por nëse nuk ka marrëveshje unë kandidojë” ka thënë Haziri.

/GazetaBlic/

LEXO EDHE:

Anton Quni flet për zgjedhjet në LDK, thotë se e ka kandidatin potencial për kryetar

04/18/2019 22:13

​​Vetëvendosje merr pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat veriore