Fit&Sexy

Harrojeni buzëkuqin me këtë tretman natyral

03/13/2018 09:47
nga:F.B

Pasi ta përgatisni këtë recetë, ju nuk do të duhet të përdorni më buzëkuq pasi buzët tuaja do të jenë ngjyrë rozë në mënyrë natyrale.

Hapi i parë

Fillimisht vendoseni këtë “scrub” në buzët tuaja, duke përzier 1 lugë gjelle vaj kokosi dhe 1 lugë gjelle kripë deti.

Vendoseni këtë përzierje duke përdorur pambuk, dhe lehtasi bëni masazh buzëve tuaja.

Më pas pastrojini buzët tuaja duke përdorur një pambuk të pastër dhe lërini ato të thahen.

Hapi i dytë

Përdoreni këtë balsam natyral tri deri katër herë në ditë.

Përzieni 1 lugë gjelle vaj ulliri, një lugë gjelle vaj kokosi dhe ¾ e lugës mjaltë.

Përzieni dhe vendosini në një kavanoz. Përdoreni këtë balsam sa herë ta shihni që buzët tuaja janë tharë dhe kanë nevojë për hidratim.

Hapi i tretë

Balsami për natë

Merreni vajin nga 1 kapsulë e vitaminës E dhe vendoseni në buzët tuaja para gjumit e lëreni të qëndrojë ashtu gjatë gjithë natës.

06/19/2018 08:11

Bëhuni shef i vetvetes