Lajme

Haradinaj: Vjosa Osmanit e Albin Kurtit nuk i besoj për dialog me Serbinë

10/02/2019 20:16
nga:Gazeta Blic

Ramush Haradinaj ka folur edhe për vizitën që ka pasur në SHBA ku ishte takuar me Mattheë Palmeri emëruar i posaçëm kohëve të fundit për dialogun Kosovë Serbi.

Sipas tij Palmer-it ia ka përsëritur qëndrimet e tij për taksën dhe dialogun me Serbinë.

Ne komunikojmë gjatë me z.Palmer, ka marrë edhe një detyrë të posaçme për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë Serbi dhe ka qenë një mundësi të ritheksimit të këtyre pikëpamjeve dhe kisha frikën se në atë kohë ishte edhe delegacioni serb dhe thosha mos po përsëritet ndonjë drejtim i gabuar.  Për mua para një viti ka qenë pozicioni im shumë i vështirë kur kam shkuar në Nju Jork dhe e kam refuzuar ndarjen dhe për këtë arsye kam shkuar, e falënderoi  z.Palmer,  ka qenë bisedë e dobishme, nuk do të lejoj befasi të këqija në proces. Është folur për taksën për dialogun për çdo gjë. Koincidencë ishte vizita ime atje nuk lidhet me fushatën zgjedhore. Nuk kam besim se ata po e dinë çfarë është ky proces me vet faktin se ata kanë ofertuar ta heqin taksën. Mendoj se nuk po e din se ku po hyjnë dhe mendoj se po na rrezikojnë realisht me këtë nxitim. Kështu bëri Hashim Thaçi dhe Serbia nuk u ngi duke kërkuar sërish prej Kosove, e këtë po bëjnë edhe ata”, – ka thënë ai.

Intervistë me kandidatin për kryeministër nga radhët e AAK-PSD, Ramush Haradinaj

#BlicZgjedhor Intervistë me kandidatin për kryeministër nga radhët e AAK-PSD, Ramush HaradinajIntervistoi: Adrian ÇollakuKamera: Arsim RexhepiMontazhi: Flamur A. Bublica

Publiée par GazetaBlic sur Mercredi 2 octobre 2019