Lajme

Haradinaj viziton pikëkalimin kufitar te “Dheu i Bardhë”, lavdëron punën e Policisë së Kosovë dhe Doganave

09/21/2019 17:40
nga:Gazeta Blic

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar nga afër pikëkalimin kufitarë te “Dheu i Bardhë” shkruan GazetaBlic.

Ai me anë të një shkrimi që e ka bërë publik në “Facebook” ka treguar se ka parë nga afër përkushtimin e policisë  kufitare të Kosovës dhe Doganave, për siç ka shkruar, në kontrollin e kufirit shtetëror, si dhe shërbimet cilësore për qytetarët.

Haradinaj ka shtuar se prioriteti i tyre Qeverisës ka qenë forcimi i policisë dhe profesionalizmi, çka sipas tij, ka ndikuar që sot Kosova të ketë kufij të sigurt dhe kontroll efikase doganore.

Ky është shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Në pikëkalimin “Dheu i Bardhë” pashë nga afër përkushtimin e policisë sonë kufitare dhe Doganave në kontrollin e kufirit shtetëror, si dhe shërbimet cilësore për qytetarët. Forcimi i policisë dhe profesionalizmi ka qenë ndër prioritetet tona qeverisëse dhe sot Kosova ka kufij të sigurt dhe kontroll efikase doganore. 100% shtet për 100% mirëqenie të policëve e doganierëve.

/ © GazetaBlic /

10/02/2019 20:18

Haradinaj: Me LDK-në mund të qeverisim, por kam disa kushte – me PDK-në e NISMA-n, assesi!