Lajme

Haradinaj: Taksa 100 për qind mbetet deri në njohje nga Serbia

10/02/2019 20:09
nga:Gazeta Blic

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër, Ramush Haradinaj në BLIC Zgjedhor ka folur për situatën politike në vend, zgjedhjet e 6 tetorit dhe marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Haradinaj ka qenë i bindur se nëse fiton edhe një mandat në krye të qeverisë së Kosovës taksa 100 për qind nuk do të hiqet deri në njohjen nga ana e Serbisë.

Nuk është presion i shtuar është një presion ekzistues dhe taksa duhet të mbetet deri në njohje dhe nëse është gjetur samiti i Berlinit do të gjendet një mënyrë si kjo që pa u hequr taksa të vazhdoj dialogu pa e hequr taksën, jam i bindur se dialogu do të vazhdoj edhe pa e hequr taksën. Ne kemi kërkuar që taksa të pezullohet vetëm për një ngjarje finale e që i bien marrëveshja Kosovë – Serbi për disa ditë kur është një finale për marrëveshje, por jo pezullim i taksës për një proces të gjatë e pa kufij. Pas çdo procesi vjen një ngjarje finale e për atë finale mund ta suspendojmë”, ka thënë Ramush Haradinaj.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë:

Intervistë me kandidatin për kryeministër nga radhët e AAK-PSD, Ramush Haradinaj

#BlicZgjedhor Intervistë me kandidatin për kryeministër nga radhët e AAK-PSD, Ramush HaradinajIntervistoi: Adrian ÇollakuKamera: Arsim RexhepiMontazhi: Flamur A. Bublica

Publiée par GazetaBlic sur Mercredi 2 octobre 2019

 

12/11/2019 13:20

Haradinaj njofton se janë rikthyer në Shqipëri personat e fundit të strehuar në Parkun Inovativ në Prizren