Lajme

Haradinaj: Paqes i duhet pajtimi, e Kosova guxon të pajtohet

06/12/2019 14:24
nga:L H

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka falënderuar edhe njëherë ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton për ndërhyrjen kundër gjenocidit mbi popullatën civile para 20 vitesh në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se Liria u fitua nga bijtë dhe bijat e këtij populli, nga sakrifica e Jasharajve, rezistenca paqësore e Rugovës, heroizmi i luftëtarëve të lirisë, u fitua me NATO-n.

“Trenat e vdekjes u ndalën nga avionët e jetës dhe ju z. President Clinton, ju përgjigjët vullnetit tonë për jetë dhe thirrjeve të armëve të lirisë. Liria u fitua nga bijtë dhe bijat e këtij populli, nga sakrifica e Jasharajve, rezistenca paqësore e Rugovës, heroizmi i luftëtarëve të lirisë, u fitua me NATO-n”, ka shkruar ai.

Ka thënë se paqes i duhet pajtimi, e Kosova guxon të pajtohet

“Sot, jemi të lirë të festojmë këtë 20 vjetor, të punojmë për vendin, për të ardhmen tonë! Paqes i duhet pajtimi, e Kosova guxon të pajtohet. Zoti e bekoftë Kosovën, zoti i bekoftë aleatët e Kosovës, të prirë nga Amerika!”, përfuindon shkrimin e tij ai./Gazeta Blic