Lajme

Haradinaj njofton kabinetin qeveritar për vizitën në SHBA

02/13/2018 15:40
nga:D.I

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë ka njoftuar kabinetin qeveritar lidhur me vizitën e delegacionit kosovar në SHBA.

“Dua të ndaj me ju një informatë të vizitës në Amerikë. Ka qenë një delegacion i madh i Kosovës në SHBA. Ngjarja e parë ishte pritja në 10 vjetorin e pavarësisë. Me rendësi ishte që në këtë pritje ishte prezent një nivel i lartë i institucioneve të Amerikës. Këshilltari për siguri i Trump. Ajo që më bëri përshtypje në këtë pritje ishte qëndrimi i qartë i Amerikës se Amerika vazhdon me qenë me Kosovën dhe e përkrah Kosovën në perspektivën e vet si shtet i pavarur dhe sovran. Kam pas takim me Departamentin e Shtetit. Kam pas takim me drejtorin e CIA-s kemi biseduar për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe rajon. Kemi pasur plot takime dhe një vizite në IOËA. Në këtë vizitë dhe në bisedat që i kemi pas na inkurajojnë më i kry punët e shtëpisë si Kosovë”, tha ai.

08/21/2018 17:11

Dodik: SHBA dhe USAID po minojnë Republikën Serbe