Lajme

Haradinaj nga Vitia: Koha për punë e veprime konkrete, jo stagnim e kthim në sisteme të perënduara

09/21/2019 18:02
nga:Gazeta Blic

Nga vizita në Viti, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka ardhur koha e punës dhe veprimeve konkrete. Haradinaj ka theksuar se Kosova nuk duhet të stagnojë apo kthehet te sistemet e perënduara.

Kosova 100% shtet, është kohë e punës dhe e veprimeve konkrete, jo kthim në etapa të stagnimit dhe sistemeve të perënduara”, ka shkruar ai në Facebook.

Haradinaj gjithnjë e më shumë po e bënë të qartë se synim i tij për mandatin e ri qeverisës, nëse zgjedhet, do të jetë zhvillimi ekonomik i vendit.

Edukim dhe punë për të rinjtë, dinjitet dhe respekt për bujkun, mbrojtje ligjore për sektorin privat, prodhuesit dhe punëtorët, janë zotimet tona që do t’i bëjmë realitet, e që do ta ndryshojnë pozitën e banorëve të Vitisë. Kjo është e garantuar me votën për vazhdimësinë e udhëheqjes nga njerëzit e dëshmuar, ata të cilët, siç ditën ta mbrojnë të paprekur kufirin e Kosovës, të bëjnë vendin me ushtri dhe ta mbrojnë tregun me taksën 100% ndaj mallërave të Serbisë, do të dijnë t’i japin hov zhvillimor ekonomisë së vendit”, ka thënë ai.

10/02/2019 20:18

Haradinaj: Me LDK-në mund të qeverisim, por kam disa kushte – me PDK-në e NISMA-n, assesi!