Lajme

Haradinaj në Gjakovë: Duhet ta aktivizojmë aeroportin

09/12/2019 00:39
nga:Gazeta Blic

Kryeministri në detyrë dhe Kryetari i AAK-së, RamushHaradinaj, sot ka takuar zejtarët në Gjakovë.

Në këtë takim, ai ka përmendur investimet infrastrukturore që duhet të bëhen në Gjakovë, njofton Klan Kosova.

“Ne duhet gjithsesi ta përfundojmë autostradën, edhe zgjerimin e rrugëve. Duhet me mendu edhe për hekurudhën, s’bën me e lënë në gjendjen çfarë është”.

“Duhet ta aktivizojmë aeroportin. Pra, me dhënë ofertë cargo me aeroport. Tash ai është në përkujdesje të ushtrisë po nesër duhet ta kemi si ofertë, me thënë që ne mund të ofertojmë me cargoaeroport”.