Lajme

Haradinaj: Marrëdhëniet e shkëlqyera me Britaninë t’i shndërrojmë në një dimension të ri

05/16/2019 10:56
nga:L H

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Komisionerin për Tregti për Evropë në Britaninë e Madhe, Andrew Mitchell.

Sipas tij, mbështetjen e jashtëzakonshme dhe marrëdhëniet e shkëlqyera me Britaninë e Madhe ka ardhur koha t’i shndërrojmë në një dimension të ri të bashkëpunimit me interes të dyanshëm.

Ai ka thënë se me e Komisionerin për Tregti për Evropë në Britaninë e Madhe, Andreë Mitchell, kanë shprehur vullnetin e përbashkët për fuqizimin e partneritetit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

“Mbështetjen e jashtëzakonshme dhe marrëdhëniet e shkëlqyera me Britaninë e Madhe ka ardhur koha t’i shndërrojmë në një dimension të ri të bashkëpunimit me interes të dyanshëm. Me Komisionerin për Tregti për Evropë në Britaninë e Madhe, Andreë Mitchell, shprehëm vullnetin e përbashkët për fuqizimin e partneritetit ekonomik ndërmjet dy vendeve, si dhe diskutuam për mundësitë e rritjes e investimeve nga kompanitë britanike në Kosovë. Të arriturat e vendit në avancimin e infrastrukturës ligjore, veçmas me Ligjin e Investimeve Strategjike, kanë hapur kapitull të ri për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës dhe janë garantues për investitorët e huaj”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta Blic