Lajme

Haradinaj: Kosova ka luajtur rol konstruktiv në tregun energjetik

04/01/2019 13:45
nga:A. R.

Në përpjekje të koordinimit ndërinstitucional, për të avancuar pozitën e Kosovës në tregun energjetik dhe stabilitetin e brendshëm në sektorin e energjisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një tjetër takim me akterët e sektorit të energjisë në vend, ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, përfaqësuesit e KOSTT dhe ZRRE, përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane dhe të KfW-së.

Në takim është ë biseduar për zhvillimet në sektorin e energjisë, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit të energjisë elektrike në vend dhe kyçjen e burimeve të ripërtëritshme.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj ka njoftuar për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimet aktuale politike dhe ekonomike në Kosovë, për kapacitetet energjetike të Kosovës dhe për projektet e reja të energjisë së ripërtritshme, si hapa të rëndësishëm për zhvillimin e këtij sektori dhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka vlerësuar interesimin e investitorëve për ndërtimin e kapaciteteve për prodhimin e energjisë alternative, të cilat do të hapin rrugë për vende të reja të punës, sigurimin e energjisë elektrike dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipas një komunikate të Qeverisë, në takim është theksuar se Kosova, ka përmbushur të gjitha obligimet e saj karshi raportit të saj me platformat regjionale dhe europiane të energjisë, derisa si teme diskutimi ishin edhe procedurat dhe pengesat eventuale burokratike dhe angazhimi i të gjitha institucioneve për të evituar këto pengesa, në të mirë të investimeve strategjike dhe sigurimin e opsioneve të sigurta në prodhimin e energjisë.

“Kosova është e gatshme të jetë pjesë e platformave europiane dhe rajonale të energjisë, siç është e gatshme të zbatojë marrëveshjet dhe obligimet në këtë sektor”, ka thënë Kryeministri Haradinaj, duke shtuar se takime pune si kjo do të organizohen në vazhdimësi, me qëllim të përmirësimit të pozicionit të vendit në tregun e brendshëm energjetik por edhe në atë rajonal.

09/11/2019 11:30

Muharrem Nitaj i AAK-së e publikon një “sondazh”: Kjo është partia e parë aktualisht!