Lajme

Haradinaj flet për vrasjen e udhëheqësit të ISIS-it: Moment historik drejt fitores së terrorizmit

10/28/2019 12:12
nga:B. D

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me vrasjen e udhëheqësit të grupit militant të ISIS-it, shkruan GazetaBlic.

Ai ka thënë se vrasja e Abu Bakr al-Baghdad është moment historik drejt fitores ndaj ISIS-it dhe terrorizmit.

Ndërsa shton se Kosova do të mbetet vazhdimisht partner i koalicionit global kundër terrorizmit e cila është nën udhëheqjen e ShBA-së.

Postimi i Haradinajt i plotë:

Operacioni i Ushtrisë Amerikane për vrasjen e udhëheqësit të grupit militant të Shtetit Islamik (ISIS) Abu Bakr al-Baghdadi është moment historik drejt fitores ndaj ISIS dhe terrorizmit. Kosova do të mbetet partner i besueshëm dhe qëndron e paluhatur në rreshtin e Koalicionit Global Kundër Terrorizmit, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Operacioni i Ushtrisë Amerikane për vrasjen e e udhëheqësit të grupit militant të Shtetit Islamik (ISIS) Abu Bakr…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Lundi 28 octobre 2019

11/14/2019 09:20

Haradinaj: Kongresi i Manastirit, shtyllë historike për identitetin shqiptar