Lajme

Haradinaj: Duhet të shtohet serioziteti në zbatimin e ligjit të punës

04/23/2019 14:43
nga:Gazeta Blic

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes tragjike të një punëtori si pasojë e shembjes së një pjese të ish-hotelit “Adriatiku”, duke kërkuar luftimin më të madh të ekonomisë informale dhe zbatimin rigoroz të ligjit të punës.

Në një konferencë pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj shprehu ngushëllime për familjarët e personit që mbrëmë humbi jetën në Mitrovicë, duke thënë se ekonomia informale duhet seriozisht të luftohet.

“Duhet me u shtuar serioziteti në zbatimin e ligjit të punës, të drejtave në punë, çdo gjë që lidhet me të punësuarit, të drejtat në punë, kushtet dhe mbrojta në punë, duhet me u rrit serioziteti, është e pamundur edhe kur të rritet ky seriozitet ndoshta me u mënjanuar krejt mundësitë e ndonjë tragjedie se po ndodhin edhe në vendet e zhvilluar, në tregje të zhvilluara, hetohet një lloj vakumi edhe shihet se nëse është e vërtetë që është punuar pa leje, ka shumë probleme që po vijnë në Kosovë, kemi një pjesë të ekonomisë të paregjistruar, e pa evidentuar, jo formale, kishim për diskutim edhe në takimin që shkoi, duhet me iu kthyer më seriozisht luftimit edhe të jo formaliteti, sepse po krijon pasoja”, tha ai

06/14/2019 23:20

Ramush Haradinaj flet për raportet e Kosovës me Britaninë e Madhe