Lajme

Haradinaj: Baki Ejupi do të kujtohet përherë si ushtar shembullor

10/29/2019 15:07
nga:B. D

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka shkruar në lidhje me vdekjen në detyrë të nënoficerit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter Baki Ejupi, shkruan GazetaBlic.

Haradinaj ka thënë se Ejupi do të kujtohet përherë si ushtar shembullor në UCK dhe si pjesëtar aktiv i ushtrisë së Kosovës.

Postimi i plotë i Haradinajt:

I trishtë lajmi për vdekjen në detyrë, të nënoficerit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter Baki Ejupi. Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152, dhe pjesëtar aktiv i ushtrisë së Kosovës, Baki Ejupi, do të kujtohet përherë si ushtar shembullor. Ngushëllime të thella familjes, miqve si dhe ushtarëve e oficerëve me të cilët Bakiu shërbeu.

I trishtë lajmi për vdekjen në detyrë, të nënoficerit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter Baki Ejupi. Luftëtar i…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Mardi 29 octobre 2019

11/14/2019 09:20

Haradinaj: Kongresi i Manastirit, shtyllë historike për identitetin shqiptar