Cult

Hapet pazari tre ditor i punimeve artizanale në Shkup

07/04/2019 22:56
nga:Blerim Halili

Instituti “Maqedonia Kreative” me titull “Esnaf-Street Market Bazaar” organizon pazar tre ditor të punimeve artizanale në rrugën “Maqedonia”, në Shkup, tek shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës, raporton Anadolu Agency (AA), përcjell Gazeta Blic.

Biljana Avramovska nga Instituti “Maqedonia Kreative” në deklaratën për media shpalosi informacione për qëllimin e pazarit dhe për llojet e punimeve artizanale të ekspozuara në pazar.

Ajo tha se qëllimi është që të nxiten qytetarët për të blerë prodhime nga punimet artizanale.
“Pazari ynë organizohet me qëllim që artizanët t’i ekspozojnë prodhimet e tyre dhe të prekin deri te blerësit, të promovojnë punimet artizanale dhe thjeshtë t’i nxisin njerëzit të blejnë punime artizanale, e jo prodhime seriale”, tha Avramovska.

‘Në pazarin tre ditor do të marrin pjesë 23 artizanë”, shtoi Avramovska, duke shtuar se një pjesë e tyre i takojnë kategorisë së ndjeshme të njerëzve, që i jep dimension human pazarit.

Sipas saj, kategoritë e ndjeshme që marrin pjesë në pazarin nuk paguajnë për pjesëmarrjen në pazar dhe tërë fitimin e shitjes e marrin për vete.

Pazari do të jetë i hapur mes datës 4 dhe 6 korrik, prej orës 12 deri në ora 20:00./Gazeta Blic