Lajme

Gruaja që nuk i gëzohej kthimit në Kosovë: Nuk ishte keq në Siri

04/23/2019 09:51
nga:Gazeta Blic

Avokatja Feime Gashi-Bytyqi ka treguar për takimin që ka pasur me një kliente të saj, e kthyer nga Siria në Kosovë.

Avokatja ka treguar se klientja e saj, nënë e 4 fëmijëve, që ka lënë burrin e saj, ka treguar se ajo nuk i është ankuar për qëndrimin në vendin e krizës.

Duke treguar se ajo ishte një grua që kishte vështirësi edhe në shkrim e lexim, Bytyqi e ka pyetur për kohën e qëndrimit në Siri, për çka ajo nuk duket se ishte ankuar shumë.

“Kur e pyeta për atje, më tha se nuk ishte aq keq. Fliste me rezervë, dhe nuk ishte shumë e gëzuar që ka ardhur në Kosovë”, ka treguar Feime Gashi-Bytyqi për T7.

10/16/2019 22:21

Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar rekord të ri në duelin ndaj Malit të Zi