Sporti

Griezmann: Nuk e di nëse vazhdoj në La Liga

06/12/2019 13:09
nga:Ideal

Antoine Griezmann foli për të ardhmen e tij sërish, por pa qartësuar klubin përkatës, madje as ligën.

E bëri këtë, pas fitores së mbrëmshme 4-0 kundër Andorrës, e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2020”. Megjithëse nuk shënoi dot, lojtari i Atlético Madrid, që është objektiv i Barcelonës në merkaton e kësaj vere, ka marrë pjesë në shumë prej veprimeve ofensive të Francës.

Në fund të lojës, ai foli për të ardhmen:

“Duhet të keni pak durim, është ende herët. Unë jam i pari, që dëshiroj ta vendos të ardhmen, por për momentin duhet të presim.

Nuk e di nëse do të vazhdoj në ligën spanjolle (La Liga), për dy javë do të vendoset diçka. Ajo që dua është të luaj futboll dhe të argëtohem”.

Pra, Griezmann mbetet ende pezull, sa i takon destinacionit të ri në karrierë. Klauzola e lirimit të tij nga Atletico Madridi do të reduktohet në 120 milionë euro nga data 1 korrik./T.S/

/GazetaBlic/