Geek

‘Google’ i ndalon aplikacionet që lehtësojnë shitjen e marihuanës

05/30/2019 14:52
nga:L I

Google ka zbuluar aplikacione në dyqanin e saj të aplikacioneve që lehtësojnë shitjen e marihuanës ose produkteve të lidhura me të, si pjesë e një ndryshimi në përmbajtjen e saj, përcjellë GazetaBlic.

“Zhvilluesit duhet vetëm ta zhvendosin shportën e tyre të blerjeve jashtë aplikacionit për t’u pajtuar me politikën e re”, tha një zëdhënës i Google për Reuters.

Google tha se po punon shumë për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje teknike dhe për t’i ndihmuar ata të zbatojnë ndryshimet pa përçarje të konsumatorëve.

Aplikacionet ekzistuese kanë 30 ditë kohë për t’u pajtuar me politikën.

“Vendimi i Google është një zhvillim ‘zhgënjyes’ që vetëm ndihmon tregu ilegal të lulëzojë, por jemi të sigurt se Google, Apple dhe Facebook përfundimisht do të bëjnë gjënë e duhur,” tha një zëdhënës për Eaze, një aplikacion për shpërndarjen e marijuanës./GazetaBlic