Sporti

Gol dy minuta para fundit, mbyllet pjesa e parë në takimin Bullgari – Kosovë

06/10/2019 21:31
nga:M K

Ka përfunduar para pak çastesh pjesa e parë e duelit Bullgari-Kosovë.

Ky 45 minutësh u mbyll me rezultat 1-1, pasi vendasit realizuan krejt në fund të pjesës së parë, shkruan GazetaBlic.

Ndërkaq, për Kosovën shënoi Milot Rashica në minutën e 14-të.

Anësori i Werder Bremen realizoi bukur pas një tollovie të krijuar brenda zonës së bullgarëve, e që i parapriu një harkim i Vojvodës.

Gjatë tërë këtij fraksioni, djelmoshat e Bernard Challandes ishin total në posedim, teksa patën edhe disa gjysmëraste që nuk i shfrytëzuan. Kjo i’u kundërvua në minutën e 43-të.

Gjithsesi, shpresojmë që në pjesën e dytë të luajmë në njëjtën mënyrë dhe të realizojmë golin e fitores.

/GazetaBlic/

08/16/2019 15:01

“Kosova nuk ka talentë”, Ferizaji nënshkruan me katër ganezë