Showtime

“Gjurmët” rikthehen me koncert në Prishtinë, këta janë emrat tjerë që do të ngjiten në skenë

06/12/2019 12:16
nga:L I

Grupi i njohur llegjendar ‘Gjurmët’ rikthehen më një koncert në Prishtinë pikërisht në ditën e 20-të vjetorit të çlirimi të Kosovës dhe intervenimit të NATO-s.

Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me anëtarët e grupit “Gjurmët” prezentuan detajet e koncertit që do të mbahet sonte në sallën “1 tetori”, me fillim nga ora 20:30 me moton “20 vjet në 20 këngë”.

Bashkë me Gjurmët në skenë do të ngjiten këngëtarë të njohur nga Kosova e Shqipëria si: Boiken Lako, Elina Duni, Genc Salihu, Violeta Zefi, Dren Abazi e ZigZag Orkestra, Alban Nimani, Shpat Deda, Dukagjin Lipa, Xuxi, Tomor Kuçi, Marsela Cibukaj, Edona Vatoci, Nezafete Shala, Ardian Behrami Cipa dhe grupi Polifonik për një mbrëmje “kur kanga dhe dashnia u kthyen në qyetet”!.

Ndërsa, i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti prezentoi “Çelësin e Prishtinës” për “Gjurmët”duke theksuar “Nëse ka një bend i qytetit që përfaqëson Prishtinën në Kosovë dhe mbarë kombin shqiptar, pa dyshim që janë “Gjurmët”.

Të gjitha të hollat e mbledhura nga shitja e biletave të koncertit, i dedikohen shkollës së muzikës “Prenk Jakova”.

06/12/2019 18:49

Sot koncerti i Gjurmëve, këta janë artistët që do performojnë