Lajme

Gjuriq ka një thirrje për serbët para zgjedhjeve në veri

05/16/2019 09:04
nga:L H

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se pret që të dielën serbët të tregojnë unitet politike në zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës.

Ai ka thënë se këto zgjedhje për serbët kanë karakter të referendumit, shkruan Politika.

Gjuriq në këtë intervistë ka thënë se zgjedhjet lokale në komunat të dominuara nga serbët gjithmonë janë specifike.

“Sepse Prishtina i thërret ato, por që serbët kanë për të marrë pjesë në këtë situatë në mënyrë që ruajnë aftësinë e tyre për të menaxhuar komunat e tyre dhe t’i mbajnë ato në duart e veta”, ka thënë Gjuriq.