Sporti

Gjilani në epërsi ndaj Drenicës, “shterpë” në “Riza Lushta” – Mbyllen pjesët e para në Superligë

11/10/2019 13:49
nga:M K

Kanë përfunduar para pak çastesh pjesët e para në ndeshjet e Superligës që kanë filluar nga ora 13:00.

Gjilani po avanson 1-0 ndaj Drenicës me golin e Fiton Hajdarit të realizuar në minutën e 38’të, shkruan GazetaBlic.

Vendasit ishin dukshëm më të mirë, por vetëm goli u mjaftonte. Ajo që ia vlen të ceket është se fusha në Gjilan është tejet e rënduar për shkak të shiut të madh.

Në anën tjetër, në “Riza Lushta”, rrjetat mbeten të paprekura pas 45 minutave të para. Si Trepça’89, ashtu edhe Ballkani patën rastet e veta, por që nuk i konkretizuan.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë, kurse ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

HT Gjilani – Drenica 1-0

HT Trepça’89 – Ballkani 0-0

/GazetaBlic/

12/03/2019 12:28

Gjilani del me një vendim pas barazimit me Prishtinën