Cult

Gjergj Fishta – Shqypnia

08/13/2019 23:03
nga:M K

Shqypnia

-Edhè hâna do t’ a dijë,
-Edhè dielli do t’ két pá,
-Se për qark ksaj rrokullije,
-Si Shqypnija ‘i vend nuk ká !

-Fusha t’ gjâna e kodra t’ blera,
-Zijes s’ mnershme larg kû âsht droja,
-Me gaz t’ vet ktû i veshë Prendvera,
-Si t’ Parrizit t’ larmet shtroja.

-Nën nji qiellë përherë t’ kullueme,
-N’ rreze e n’ dritë përshkue unjí,
-Bjeshkë e male të blerueme
-Si vigâj shtiellen n’ ajrí.

-Ke ato bjeshkë e ke ato male
-Kroje t’ kjarta e t’ cemta gurra,
-Tue rrëmbye npër mriza hale,
-Gurgullojn npër râjë e curra.

-Mbi ato male e bjeshkë kreshnike
-Léjn mande’ ata djelm si Zâna,
-Armët e t’ cillvet, përherë besnike,
-Janë përmendë ndër fise t’ tana.

-Atje léjn, po Toskë e Gegë,
-Si dý rreze n’ flakë t’ nji dielli:
-Si dý rrfé, qi shkojn tue djegë,
-Kúr shkrepë rêja nalt prej qielli.

-Oh! Po, e din i prûjtë anmiku,
-Se âsht rrfé zogu i Shqyptarit,
-Rijtun gjakut kah çeliku
-N’ dorë t’ ktij shndritë për vend t’ të Parit.

-Ato male të madhnueshme,
-Ato, po, kanë mûjtë me pá
-Se sa forca e pafrigueshme
-N’ turr t’ Shqyptarit pît ka rá.

-Dridhet toka e gjimon deti,
-Ndezen malet flakë e shkndija,
-Ka’ i frigueshëm, si tërmeti,
-Atje rrmben kû e thrret Lirija.

-Lume e shé para atij ngelin,
-I a lshojn udhën dete e male;
-Mbretënt fjalën s’ mund t’ i a shkelin,
-Turrin ferri s’ mund t’ i a ndalë.

-Shkundu pluhnit, prá, Shqypní,
-Ngrehe ballin si mbretneshë,
-Pse me djelm, qi ngrofë ti n’ gjí,
-Nuk mund t’ quhesh, jo, robneshë.

-Burrë Shqyptár kushdo i thotë vetit,
-Qi zanát ka besë e fé,
-Për Lirí, për fron të Mbretit
-Me dhânë jetën ka bâ bé.

-Sy për sy, po, kqyr anmikun;
-Përse djemt, qi ti ke ushqyue,
-S’ i ka pá, jo, kush tue hikun:
-Friga e dekës kurr s’ i ka thye,

-Kaq të bukur, kaq të hieshme
-Perëndija t’ fali i Amshueshëm,
-Sá ‘dhe deka âsht për tý e shieshme:
-N’ gjí t’ and vorri âsht i lakmueshëm.

-Po, edhè hâna do t’ a dijë,
-Edhè dielli do t’ két pá,
-Se për qark ksaj rrokullije,
-Si Shqypnija ‘i vend nuk ká !

-Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní,
-Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,
-E me dije e me Lirí
-Për jetë t’ jetës të rrnoftë tý ndera.

04/17/2019 21:52

Përgjigja epike që i kishte dhënë Gjergj Fishta gazetarit anglez, kur tha se shqiptarët janë hajdutë