Showtime

Genc Prelvukaj “shpërthen” në Instagram, i bënë horë kolegët që e kritikuan për AutoTune

05/16/2018 16:54
nga:FL.B

Është  një nga këngëtarët që ka nisur karrierën shumë vite më parë dhe ende vazhdon të sjell hite, shkruan GazetaBlic.

E tash, këngëtari shqiptar nga Kosova, Genc Prelvukaj i cili kohët e fundit është treguar goxha aktiv në skenën shqiptare, ka shpërthyer me akuza ndaj atyre që e kanë kritikuar për projektin e fundit.

Këngëtari të dielën që shkoi (me 13 maj) publikoi këngën e tij të re në bashkëpunim me reperin, Lyrical Son të cilën e kanë titulluar “Andërr”. Kjo këngë është  goxha ritmike dhe ka një tekst goxha me kuptim.

© Genc Prelvukaj [instagram]

Gjatë këtyre ditëve këngëtari përveç që i ka shijuar sukseset e këngës njëkohësisht është përballur edhe me kritika. Të paktën kështu ka treguar ai vet teksa sot ka bërë një reagim me anë të llogarisë që ka në “Instagram”.

“Më ranë në sy 3-4 mesazhe që thuhet se paskemi përdorë “AutoTune”, që muzika është më lartë se vokali në këngën “Andërr”.

“Mirë, në çfarë podrumi i keni studiot se mas 15-viteve punë në studiot tona, po e ndërroj e po vij. Të vjetrit kanë thënë që shekncatrët si j, i duhen kombit e duhet duhet i madh e i vogël me iu marrë seriozisht. E kom ditë gjithmonë që edh epse nuk keni më shumë vite, keni potencial gjenial. 

Ju nuk jeni për këtu, jeni për punë e shtete të mëdha shokë. Veprat tuaja kishin me u ligjëru në akademitë më të mëdha në botën e muzikës, veç që s’keni gjetë kohë me i  kriju ato. Kritikat tuaja kanë substanca, kanë vlerë, kanë filozofi brenda, ju jeni të pazëvendësueshëm. Veç një problem e kom unë që s’ua mbajta mend emrat. 

Do me ua zënë frymën disa njerëzve xhelozia, e hajt!” – janë fjalët e këngëtarit të cilat i kishte publikuar në “InstaStory”.

Me sa duket këngëtari shqiptar nuk ka arritur të përmbahet më shumë nga këto kritika ndaj tij, prandaj e ka parë të rrugës të bëjë një reagim të tillë.

Sido që të jetë, kënga “Andërr” deri më tash ka marrë mbi gjysmë milioni shikime në “YouTube” për vetëm tre ditë, sa ka që kur është publikuar. / © GazetaBlic /

 

08/24/2018 10:50

Nuk e pranojnë, por Genci dhe Eni kapen sërish bashkë në pushime