Lajme

Geci zbulon ofertën e re që ai thotë se LDK ia ka bërë VV-së

12/05/2019 22:41
nga:B. D

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, thotë se është në dijeni për një ofertë tjetër që Lidhja Demokratike ia ka bërë Lëvizjes Vetëvendosje, e që deri tash nuk është përmendur.

Geci në emisionin “Pressing” ka thënë se LDK ka pranuar që t’ia lë VV-së 6 ministri, ndonëse janë marrë vesh t’i ndajnë 5 me 5 ministrit.

E, sipas Gecit, LDK ka ofruar diçka të tillë në këmbim të postit të Presidentit të Kosovës.

“Sipas informatave të mia LDK i ka ofruar Vetëvendosjes që t’ia jap edhe një ministri në këmbim të postit të Presidentit. Pra të ndahen 6 me 4. Në momentin që LDK do të merrte postin e Presidentit, do t’ia jepte edhe një ministri VV-së, e cila do t’i bënte gjashtë”, ka thënë Geci.

Ai ka thënë se është shumë e kuptueshme që LDK-ja ta kërkojë postin e Presidentit, ndërsa e kupton edhe dëshirën e kreut të LDK’së, Isa Mustafa, për të përfunduar karrierën politike si President.

01/10/2020 01:30

Ibrahimi: Vetëvendosja e shantazhoi me zgjedhje, LDK me kërkesa maksimale të posteve