Lajme

Gecaj i thotë Haradinajt: Duhet të jesh i padijshëm të thuash që nuk është humbur Çakorri

04/20/2019 20:55
nga:Gazeta Blic

Izh-zëvendësministri i Pushtetit Lokal nga rradhët e LDK-së i ka reaguar në lidhje me deklarata e kryeministrit Haradinaj për Demarkacionin.

Kryeministri vazhdon të flasë se s’është humbur Çakorri e Kulla, i quan gënjeshtar kritikuesit, tha Gecaj në postimin e tij.

Ai gjithashtu tha se kontestimi i një fakti të tillë do të thotë kontestim i kufirit të një shteti të NATO-s.

“Çakorrin e Kullën i keni pasur kurban për të ardhur dhe më vone për të mbetur në pushtet! “Ja pafshi hajrin”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Postimi i tij i plotë:

GJUAN GURIN – FSHEHË DORËN!

“Kryeministri vazhdon të flasë se s’është humbur Çakorri e Kulla, i quan gënjeshtar kritikuesit”

Duhet të jesh interesgji, i pashkolluar apo i padijshëm ta thuash por edhe ta besosh këtë deklarim! Pa marrë parasysh që keni aprovuar tri dokumente (dy plotësisht jo-relevante), parlamenti i Malit të Zi ka aprovuar vetëm marrëveshjen, dhe kontestimi i atij kufiri tash do të thotë kontestim i kufirit të një shteti të NATO-s. Çakorrin e Kullën i keni pasur kurban për të ardhur dhe më vone për të mbetur në pushtet! “Ja pafshi hajrin”!