Lajme

Gazmend Abrashi: Me Koalcionin 100% shtet, shpejtë do të vijë koha kur do t’a themi me mburje: Unë jam Mitrovicas!

10/03/2019 11:59
nga:L I

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi ka thënë se me ardhjen e AAK-së në krye të qeverisë, Mitrovica do të jetë unike dhe nuk do të ketë ndarje të territorit të Kosovës.

“Zotimi ynë për Kosovën unike me territor, resurse kombëtare e treg të mbrojtur, i siguron Mitrovicës sovranitet në tërë shtrirjen e saj.

Funksionalizimi i Trepçës është hapi i rradhës për të cilin egziston plani konkret i filluar që në momentin kur Statuti i Trepçës u miratua me vendosmërinë e Kryeministrit Ramush Haradinaj”, tha ai.

Sipas tij me qeverisjen Haradinaj është dëshmuar se Trepça është 100 për qind pronë e Kosoëvës.

“Trepça sot është 100% pronë e Kosovës dhe punëtorëve të saj, dhe e gatshme për investimet në revitalizimin e saj. Kjo do të arrihet me vullnet, profesionalizëm dhe kompetencë qe ekipi i Koalcionit AAK-PSD e kanë.

Kombinati Trepça sikur edhe në kohërat e kaluara, do t’i jep një shtytje të fuqishme zhvillimit ekonomik të Mitrovicës por edhe Kosovës në tërsi”, vazhdoi ai.

Gjithashtu, Abrashi tha se Ligji për Mitrovicën do t’i ndjejë benefitet e pasurive nën-tokësore të qytetit.

“Ligji për Mitrovicën, zotim i Kryeministrit Haradinaj para mitrovicasve, nënkupton rritje të fuqishme të buxhetit të komuave të Mitrovicës që do të do të krijojë benefite për secilin qytetarë të Mitrovicës.

Pas Prishtinës dhe Obiliqit, Mitrovica me Ligj të veçantë, do t’i ndjejë direkt benefitet e pasurive nën-tokësore mbi të cilat shtrihet ky qytet”, përfundoi ai.