Lajme

Gazeta Blic shpall konkurs për këto vende pune!

10/22/2019 15:04
nga:Gazeta Blic

Redaksia e portalit “Gazeta blic” shpall konkurs për këto vende pune:

– Gazetar/e (2)
– Gazetar/e praktikant/e (4)
Montazher/e (1)
Montazher/e praktikant/e(1)

Detyrat dhe përgjegjësitë për gazetarët

  • Përgatitja e shkrimeve/artikujve duke shfrytëzuar burime të sigurta informacioni;
  • Marrja me përgjegjësi e punës dhe respektimi i afateve kohore, sipas kërkesave të portalit;

Kualifikimet:

  • Të ketë të përfunduar Fakultetin e Gazetarisë;
  • Përvojë pune së paku një (1) vjeçare si gazetar/e;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe drejtshkrimore;
  • Njohja e gjuhës angleze
  • Të ketë aftësi të punojë nën presion.

Detyrat dhe përgjegjësitë për montazher

    • Montazh për emisonet e “Gazeta Blic”;
    • Montazh për produkte tjera mediale të “Gazeta Blic”;
    • Angazhime tjera në kuadër të pozitës së punës, sipas kërkesës së përgjegjësit.

Kandidatët potencial duhet të kenë:

  • njohuri për mënyrën e funksionimit të kamerave digjitale dhe montazhit jo-linear;
  • shkathtësi të mira të punës me kompjuter;
  • aftësi të mira të komunikimit ndërpersonal;
  • aftësi për të punuar nën presion të lartë kohor;
  • aftësi për të qenë fleksibil në kryerjen e detyrave të ndryshme;
  • qasje të hapur për të mësuar dhe për t’u avancuar vazhdimisht;

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të, referencat dhe dokumentacionet përcjellëse në postën elektronike [email protected] & [email protected] deri më 31.10.2019, në ora 23:00.


Vërejtje: Në titull të e-mailit duhet shkruani pozitën për të cilën aplikoni! Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret e kërkuara do të ftohen në intervistë.


 

06/06/2019 15:35

Gazeta Blic shpall konkurs për gazetar/e dhe praktikant/e