Lajme

Gafa e televizionit malazez, e quajnë Haradinajn “Kryeministër i Kosovës së Zezë”

02/14/2018 22:17
nga:F.B

Radio Televizioni i Malit të Zi, ia ka ‘huq’ sot gjatë transmetimit të lajmeve qendrore kur e ka prezantuar në grafika kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj si “Kryeministri i Kosovës së Zezë”, shkruan GazetaBlic.

Me sa duket teknikës së televizionit malazez, i është përzier emri i shtetit të Kosovës me atë të Malit të Zi  për ta krijuar kështu një emër të ri për Kosovën – “Kosova e Zezë”.

Në anën tjetër sot në Kosovë po qëndron kryeministri Malazez, Dushko Markoviq i cili pati një takim të mbyllur me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për të dalë më pas një një konferencë shtypi, ku zbuluan se për çka në fakt kishin biseduar.

Nuk kanë munguar as gazetarët e mediumeve malazeze të cilat po ashtu kanë ndjekur nga afër konferencën e përbashkët të Haradinajt me Markoviqin.

Është bërë e ditur që Markoviq do të qëndroj edhe nesër në Kosovë dhe do të ketë disa takime përfshirë këtu edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. / © GazetaBlic /

05/23/2018 11:11

Kryeministri Haradinaj ka takuar sot Papën