Sporti

Futbollistja që vulosi kualifikimin e Mitrovicës: “Gati për befasinë e rradhës”

08/14/2019 11:28
nga:M K

KFF Mitrovica mbrëmë shkroi histori, duke u kualifikuar në raundin tjetër në “Champions League Women”, ku ka hyrë në mesin e 32 skuadrave më të forta të kontinentit të vjetër.

Vashat mitrovicase fituan 1-0 ndaj kampionit të Malit të Zi, Breznica, në duelin ku edhe me barazim do të kalonin tutje, pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para, ndaj NSA Sofias dhe Olimipia Cluj, shkruan GazetaBlic.

Kur u mendua se ndeshja e fundit në grup do të mbyllej me barazim dhe Mitrovica do të kualifikohej si e para me shtatë pikë, kështu nuk mendoi Kaltrina Biqkaj, e cila në çastet e fundit të ndeshjes konvertoi në gol një 11-metërsh.

Pas fitores, ajo u shpreh e lumtur me këtë arritje, derisa në një prononcim për Gazeta BLIC, ajo tregoi se tash e tutje do ta kenë pak më të vështirë, por se ato i kanë marrë frerët në dorë dhe janë bërë gati për befasinë e rradhës:

“Ka qenë një ndjenjë shumë e veçantë, sepse goli vendosi për fitore dhe kualifikimin e Mitrovicës. Është hera e parë që një ekip nga Kosova arrin deri këtu, për këtë arsye edhe të gjitha e kanë ndjerë veten krenarë”, vazhdoi Biqkaj.

Sa i përket asaj se a beson në kualifikim e rradhës, futbollistja deklaroi se po përgatiten maksimalisht për fazën tjetër, ku edhe shpresojnë në befasi për të mirë:

“Tash e tutje na pret një sfidë tjetër e rëndësishme dhe e vështirë, por ne do të komponohemi më shumë, ku edhe besojmë më të mirën. Faktikisht në këto gara ishim befasia e grupit, sepse në tri ndeshje arritëm tri fitore, ku përfunduam në vendin e parë me nëntë pikë. Do të vazhdojmë me përkushtim maksimal, pasi jemi gati për befasinë e rradhës”, përfundoi ajo.

/GazetaBlic/

08/20/2019 18:47

Nuk përjashtohen prurjet e reja, ja kur pritet të dërgohen ftesat për lojtarët e kombëtares së Kosovës