Showtime

Futbollisti romantik i Partizanit, shikoni çfarë ka bërë për të fejuarën

09/13/2019 23:24
nga:M K

Këtë sezon Partizani afroi në skuadër futbollistin nga Venezuela Aristoteles Romero.

23-vjeçari, i cili ka mbërritur te kampionët e Shqipërisë në formulën e huazimit nga skuadra italiane e Krotones, njihet për shpirtin e tij luftarak. Por, jashtë fushe ai me sa duket është krejt e kundërta.

Këtë gjë e dëshmojnë postimet që ai i kushton të fejuarës së tij në rrjetet sociale.

Së fundmi, Romero e ka surprizuar partneren e tij Raulmilar Diaz në një mënyrë mjaft romantike, duke i dhuruar një puthje, ndërkohë që në sfondin e dhomës dallohen një zemër me petale trëndafilash si dhe tullumbace të shumtë.

Romero jeton në kryeqytet në një apartament superluksoz me qira.

09/21/2019 19:02

Partizani dorëzohet në fund, Bylisi arrin pikë të madhe si mysafir