Sporti

Futbollistët nuk pranojnë ofertat e klubit, Prishtina konfirmon largimin e tyre

06/14/2019 22:29
nga:M K

Prishtina vazhdon përgatitjet para fillimit të edicionit të ri.

Përderisa ditëve txë fundit ka qenë temë e shumëpërfolur për shkak të supozimeve të largimit të Josës dhe ardhjes së Skender Gegës, shkruan GazetaBlic.

Megjithatë, si duket “bardhë e kaltërit” nuk është se po merren shumë me atë çështje, derisa para pak çastesh kanë shfrytëzuar faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook” për të konfirmuar largimin e dy futbollistëve.

Fjala është për Mërgim Pefqelin e Arbër Hoxhën, të cilët, gjithnjë sipas klubit, nuk i kanë pranuar ofertat e drejtuesve.

Gjithsesi, ditëve të ardhshme pritet të mësohet më shumë sa i përket kësaj çështjeje, kurse më poshtë mund ta shikoni edhe postimin e plotë të skuadrës nga “Fadil Vokrri”.

Pefqeli e Hoxha nuk pranojnë ofertat

Klubi falënderon të larguarit

Prishtinë, 14 qershor 2019 – Mergim Pefqeli dhe Arbër Hoxha nuk kanë pranuar ofertat nga klubi dhe kanë vendosur të largohen.

Ndërsa, Marjo Morina, Jamal Arago, Alen Jasharoski iu është skaduar kontrata dhe janë futbollistë të lirë. Kastriot Selmani edhe pse kishte kontratë edhe për gjashtë muaj, Prishtina e ka liruar me kërkesën e tij.

Pefqeli, sulmuesi i krahut 25 vjeç, është fëmijë i Shkollës së futbollit të FC Prishtina dhe 3 vitet me fanellën e parë ka regjistruar 83 paraqitje (27 zëvendësuar/41 zëvendësues), 11 gola dhe 2 asistime.

Hoxha, sulmuesi i krahut, 20 vjeç, me Prishtinën në 3 edicione ka regjistruar 50 paraqitje (11 zëvendësuar/31 zëvendësues), 5 gola dhe 4 asistime.

Morina, sulmuesi 26 vjeç, gjatë një viti qëndrim ka regjistruar 30 paraqitje (14/9), 8 gola dhe 3 asistime.

Arago, futbollisti i disa pozitave, 25 vjeç, gjatë një viti e gjysmë qëndrim, ka regjistruar 57 ndeshje (15/6), 1 gol dhe 7 asistime.

Jasharoski, sulmuesi 27 vjeç, me Prishtinën për një edicion ka regjistruar 21 paraqitje (8/13).

Selmani, sulmuesi i krahut, 19 vjeç, është futbollist i Shkollës së futbollit të FC Prishtina, por nuk ka asnjë paraqitje zyrtare me ekipin e parë, ndërsa në gjashtë muajt e fundit ishte huazim në Vushtrri.

FC Prishtina falënderon të gjithë këta futbollistë duke mos ua harruar kontributin e dhënë për klub dhe të gjithëve u uron sukses në vazhdim të karrierës.

/GazetaBlic/

06/15/2019 18:26

Arbër Hoxha tregon arsyet e ndarjes me Prishtinën