Lajme

Frashër Krasniqi: Vetëvendosje ka degraduar në një sekt hipokrit

03/20/2019 15:29
nga:A. R.

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka thënë se ish-partia e tij, Vetëvendosje ka degraduar në një sekt hipokrit dhe që i ndërron qëndrimet varësisht se si iu konvenon atyre, njofton Gazeta Blic.

Në një shkrim të bërë në ‘Facebook’, ai ka thënë se Komuna e Prizrenit ka paguar 1 euro e 10 cent për 1 litër qumësht, kurse Komuna e Prishtinës për sasi të njëjtë ka paguar 0.73 cent. Pra, 34% më shtrenjtë në Prizren se sa në Prishtinë.  Në fund, deputeti ka pyetur se a do ta padis tash Vetëvendosje edhe Komunën e Prizrenit të cilën e drejton vetë.

Për më shumë, shihni shkrimin e plotë të Frashër Krasniqit:

1 euro e 10 cent paska paguar Komuna e Prizrenit për 1 litër qumësht. 0.73 cent ka paguar Komuna e Prishtinës për sasi të njëjtë. Pra 34% ma shtrenjtë në Prizren se sa në Prishtinë!

A do ta padis tash VV edhe Komunën e Prizrenit, të cilën e drejton vetë?!

VV ka degraduar në një sekt hipokrit, që qëndrimet i ndërron varësisht se si i konvenon partisë.

 

08/07/2019 16:22

Parashikon Arben Ahmeti: LDK-së i nevojitet ky koalicion, 4 partitë që po garojnë për vendin e parë