Uncategorized

Franca arrin fitoren e parë në Kupën e Botës, mposht Australinë

06/16/2018 13:52
nga:Lorik J

Franca ka arritur fitoren e parë në Kupën e Botës.

Kombëtarja franceze ka fituar takimin e parë në grupin C ndaj Australisë, shkruan GazetaBlic. Në ndeshjen e zhvilluar sot në Kazan Arena, Franca doli fituese me rezultatin e ngushtë 2-1.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0 dhe u karakterizua me pak raste shënimi. Në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka.

Golin e parë në këtë duel e shënoi sulmuesi i Francës, Antoine Griezmann në minutën e 57’të të takimit (nga penalltia).

Tre minuta më vonë, Mile Jedinak barazoi shifrat – edhe ky nga penalltia.

10 minuta para se të përfundonte takimi, Paul Pogba u shfaq në skenë duke shënuar golin e dytë  dhe të fitores për Francën.

Tani Franca ka tre pikë në grupin C, kurse Australia mbetet me 0 pikë./GazetaBlic/

09/13/2019 17:06

Argjentina – Spanja, finalja e kampionatit botëror “Kina 2019”