Sporti

Formacionet zyrtare: Southampton – Manchester United

08/31/2019 12:30
nga:M K

Manchester United do ta ketë një tjetër udhëtim të vështirë.

Sot, “Djajtë e Kuq” udhëtojnë drejtë “St.Marys Stadium” për t’u përballur me Southamptonin e papërshtatshëm, shkruan GazetaBlic.

Manchester United ka një fitore deri më tani, e po aq barazime e humbje në tri ndeshjet e para, për t’u pozicionuar kështu në vendin e pestë me katër pikë të arkëtuara, kurse vendasit kanë regjistruar një fitore në tri javët e para, andaj pikët do të jenë jetike për të dyja skuadrat.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat me fillim nga ora 13:30, derisa ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

09/15/2019 11:30

Juventusi interesohet për mesfushorin e Manchester United