Sporti

Formacionet zyrtare: Ballkani – Drita

05/19/2019 15:59
nga:M K

Ballkani me fitore do ta siguronte edhe matematikisht mbijetesën në Superligë.

Skuadra e Gani Sejdiut falë formës së mirë javëve të fundit ka dalë nga zona e rrezikshme, derisa sot vetëm pikët e plota do t’i kryenin punë, shkruan GazetaBlic.

“Xhebrailat” e presin kampionen aktuale kosovare Dritën, e cila po i provon lojtarët e rinj dhe nuk është se po i kushton fort rëndësi.

Para pak çastesh janë mësuar edhe 11-shet startuese, derisa mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në Suharekë.

Kujtojmë se ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

Më poshtë emrat e futbollistëve që do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.

Ballkani: Ruxhi, Krasniqi, Potoku, Berisha, Jashari, Adzovic, Baftiu, Muçaj, Ajzeraj, Topalli, Nebija.

Drita: Ramadani, Osmani, Limani, Berisha, Haliti, A.Krasniqi, Neziraj, B.Shabani, F.Krasniqi, Haxhimusa, Burba.

/GazetaBlic/

10/19/2019 16:30

Kjo është renditja tabelare në IPKO Superligë pas duelit të sotëm, Flamurtari – Drenica