Sporti

Flet Zidane para duelit me PSG

02/13/2018 13:57
nga:Y.K

Zinedine Zidane është optimist para duelit në Santiago Bernabeu ndaj Paris Saint-Germain.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se mirëpret ndeshjet e mëdha si ajo e së mërkurës ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Strategu i “Los Blancos” është optimist para duelit në Santiago Bernabeu.

“Jam shumë i kënaqur me këtë lloj të ndeshjeve. Tani nuk kam presion të veçantë, jemi duke u përgatitur për nesër si gjithmonë”, u shpreh ai në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

“Gjithmonë është njësoj dhe jemi mësuar, duhet ta shfrytëzojmë”, theksoi Zidane.

02/23/2018 16:53

Zidani i kërkon falje këtij lojtari