Lajme

Flet nusja e familjes Thaçi: Vellon ia besova një dizajneri serb

04/15/2019 19:55
nga:Natyra

Kosova numëron një numër të madh dizajnerësh të cilët kanë arritur që punën e tyre ta paraqesin edhe jashtë vendit, shkruan GazetaBlic.

Por, pavarësisht arritjeve të tyre, jo të gjithë ndahen të kënaqur me stilin apo edhe çmimin që ata i shesin produktet e tyre. Fundja gjithçka është çështje shijesh, por nuk duhet lënë anash edhe çmimet stratosferike që kanë disa prej produkteve të tyre, qoftë edhe për veshjet më të thjeshta.

E kjo ka bërë që njerëzit të cilët jetojnë në Kosovë, duke mos i anashkaluar edhe fytyrat e njohura publike, ta gjejnë veten të dizajnerë tjerë dhe jo ata kosovarë.

Shembull e kemi bashkëshorten e nipit të presidentit Hashim Thaçi, e cila ia ka besuar punën një dizajneri serb për vellon e dasmës së saj.

© Edona Ahmeti | Instagram – Në foto me dizajnerin serb, Mihailo Anusic

 

Nipi i presidentit, Kushtrimi nuk ka shumë ditë që kurorëzoj dashurinë me gruan e tij, Edona Ahmetin me ç’rast organizuan një dasmë madhështore në një nga hotelet në Prishtinë, me shumë të ftuar.

Pak ditë pas dasmës, GazetaBlic ka kontaktuar Edonën, dhe e ka pyetur atë në lidhje me fustanin e saj, se ku e ka dizajnuar dhe se çfarë kosto ka pasur.

Edona, tregoi se fustanin e ka qepur tek një dizajner serb pasi që ka vite që e përcjellë punën e tij në rrjetet sociale.

‘Mihailo është një dizajner serb, me famë botërore! E përcjelli prej 2013 në Instagram dhe ka qenë ëndrra ime, kur të martohem vellon me punu te ky, për shkak se jam përshtat fiks në stilin e tij meqenëse e kam pas shumë problem me dal prej vetes”, tha ajo.

© Mihailo Anusic | Instagram

 

Gjithashtu, nusja më e re e familjes Thaçi tregoi se çmimi nuk ka qenë i lartë në krahasim me Kosovë.

Në pamje ta jep bindjen se çmimet i ka ekstra të larta ama jo, janë dy fustanat që unë i kam përmbyllë me një çmim shumë minimal! Në qoftë se e kisha punu në Kosovë ta siguroj se veç një vello më kish kushtu maksimumi 3.300€ (pasi kam pyet, para se me shku ne Novi Sad)”, u shpreh Edona.

Po ashtu, nusja e familjes Thaçi tregoi hapur se dizajneri i ka bërë dhe zbritje, dhe se çmimi ishte një nga arsyet kryesore që ajo zgjodhi të bashkëpunonte me të.

Kur ishte puna tek kosto totale e dasmës, ajo u tregua e matur duke u përgjigjur shkurt: ‘Çdo gjë rreth dasmës ka qenë qellim mu dok bukur me çmim të arsyeshëm!’

/GazetaBlic/Natyra Salihaj

 

04/06/2019 15:11

Nesër dasmë në familjen e presidentit Hashim Thaçi, ‘kërset’ defi e kënga në shtëpinë e nusës