Sporti

Fitoi Kupën, trajneri i Lazios “zyrtarizon” largimin!

05/16/2019 08:15
nga:Ideal

Simone Inzaghi ka komentuar për “Rai Sport” suksesin në finalen e Kupës së Italisë. “Ishte një ndeshje e fortë, siç edhe e prisja.

Djemtë bënë një paraqitje të mrekullueshme dhe edhe ata që hynë nga stoli bënë diferencën, siç edhe e prisja, duke përmendur Milinkovic dhe Caicedo. Më pëlqeu shpirti i garës”.

“Ne e dimë se çfarë kemi hequr për të mbërritur deri këtu dhe e donim me shpirt këtë trofe, siç edhe e fituam”.

Por, në fund, Inzaghi ka dribluar të ardhmen e tij te Lazio, duke “zyrtarizuar” në një farë mënyre një divorc. i pyetur për të ardhmen, ai është larguar duke thënë “mirupafshim!”. /Telesport/